Peci nënshkruan kontrata për subvencionimin e 47 klubeve dhe shoqatave sportive, vlera e saj është mbi 176 mijë euro

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka nisur ditën me një lajm për sportistët e këtij qyteti. Ai ka njoftuar se ka nënshkruar kontratat për subvencionimin e 47 klubeve dhe shoqatave sportive dhe kap vlerën e 176 mijë e 100 euro, shkruan lajmi.net. “Sporti në Mitrovicë do të ketë mbështetje të vazhdueshme financiare dhe…

Lajme

22/07/2026 10:09

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka nisur ditën me një lajm për sportistët e këtij qyteti.

Ai ka njoftuar se ka nënshkruar kontratat për subvencionimin e 47 klubeve dhe shoqatave sportive dhe kap vlerën e 176 mijë e 100 euro, shkruan lajmi.net.

“Sporti në Mitrovicë do të ketë mbështetje të vazhdueshme financiare dhe infrastrukturore, mbështetje që do të ndikojë në ngritjen e performancës së sportistëve dhe në trajtimin dinjitoz të tyre”, ka shtuar Peci. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: