Pas tragjedisë në RMV, Komuna e Vushtrrisë anulon manifestimin “Ditët e Diasporës 2026” – Shtyhen për një datë tjetër
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka njoftuar se për shkak të ndarjes tragjike nga jeta të tre qytetarëve të Vushtrrisë, janë anuluar koncertet e parapara në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës 2026”. Ata kanë thënë se në shenjë respekti dhe solidarizimi me familjet Tërnava dhe Shabani, koncertet do të shtyhen për një datë tjetër,…
Lajme
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka njoftuar se për shkak të ndarjes tragjike nga jeta të tre qytetarëve të Vushtrrisë, janë anuluar koncertet e parapara në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës 2026”.
Ata kanë thënë se në shenjë respekti dhe solidarizimi me familjet Tërnava dhe Shabani, koncertet do të shtyhen për një datë tjetër, për të cilën ka thënë se do të njoftojnë me kohë përmes kanaleve zyrtare të Komunës së Vushtrrisë.
“Në këto momente të rënda, u shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve Tërnava dhe Shabani dhe bashkëndjejmë dhimbjen për këtë humbje të rëndë. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, ka shkruar Idrizi.
Ejup dhe Cennet Tërnava si dhe Fatmire Shabani, kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur në Republikën e Maqedonisë së Veriut, derisa po ktheheshin nga Shkupi për në Kosovë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: