Kreu i KPK-së: Korrupsioni kërkon përgjigje të përbashkët nga shteti dhe qytetarët
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, tha se lufta kundër korrupsionit kërkon angazhim të përbashkët të institucioneve të drejtësisë, organeve të pavarura, ekzekutivit, shoqërisë civile dhe qytetarëve. Gashi i bëri këto komente në ceremoninë e 20 vjetorit të themelimit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. “Kjo dekada punë në promovimin e transparencës, integritetit…
Lajme
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, tha se lufta kundër korrupsionit kërkon angazhim të përbashkët të institucioneve të drejtësisë, organeve të pavarura, ekzekutivit, shoqërisë civile dhe qytetarëve.
Gashi i bëri këto komente në ceremoninë e 20 vjetorit të themelimit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.
“Kjo dekada punë në promovimin e transparencës, integritetit dhe parandalimin e korrupsionit përbëjnë një kontribut të çmuar për ndërtimin e institucioneve demokratike, llogaridhënëse dhe forcimin e besimit të qytetarëve. Lufta kundër korrupsionit kërkon një qasje gjithëpërfshirëse, ku institucionet e drejtësisë, organet e pavarura, ekzekutivi, shoqëria civile dhe qytetarët veprojnë të koordinuar dhe me përgjegjësi të përbashkët. Në këtë drejtim, bashkëpunimi ndërmjet Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit ka një rëndësi të veçantë”, u shpreh Gashi.