Gashi nis detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, takon prokurorët e zyrës së tij: Shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me të gjithë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi që ka marrë dje detyrën e tij, ka mbajtur sot takimin e tij të parë me prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Gashi ka falenderuar prokurorët për angazhimin e tyre profesional, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, koordinimit dhe përkushtimit të përbashkët në ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. “Kryeprokurori…
Lajme
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi që ka marrë dje detyrën e tij, ka mbajtur sot takimin e tij të parë me prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
Gashi ka falenderuar prokurorët për angazhimin e tyre profesional, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, koordinimit dhe përkushtimit të përbashkët në ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.
“Kryeprokurori Gashi pohoi se puna e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit duhet të karakterizohet nga profesionalizmi, integriteti, efikasiteti dhe llogaridhënia, me synim forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin prokurorial. Në fund të takimit, Kryeprokurori Gashi shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm me të gjithë prokurorët, duke theksuar se vetëm përmes angazhimit të përbashkët mund të arrihen rezultatet e pritura në përmbushjen e mandatit kushtetues dhe ligjor të institucionit”, ka njoftuar Prokuroria e Shtetit përmes një komunikate për media. /Lajmi.net/