Kurti shmang pyetjet për takimin me partitë: Jemi këtu për energjinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve se kur do t’i thërrasë sërish partitë politike në takim. I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Kurti tha se fokusi i tij në këtë moment është te çështjet e energjisë. “Që këtu jemi për çështje të energjisë”, tha…

Lajme

15/07/2026 17:17

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve se kur do t’i thërrasë sërish partitë politike në takim.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Kurti tha se fokusi i tij në këtë moment është te çështjet e energjisë.

“Që këtu jemi për çështje të energjisë”, tha Kurti.

Kryeministri nuk dha detaje të tjera lidhur me mundësinë e një takimi të ri me partitë politike./Lajmi.net/