Luan Dalipi: ZRRE licensoi vëllain tim për tregtim të energjisë në pajtim të plotë me ligjin

Luan Dalipi, ish-Shefi i Stafit të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ka dalë me një reagim ndaj Dibran Hoxhës, opinionist në “Pressing” të T7. Mes tjerash në shkrimin e tij, Dalipi thotë se vëllai i tij që tregton energji, është licensuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë “në përputhje të plotë me ligjin.”…

Lajme

15/07/2026 14:58

Luan Dalipi, ish-Shefi i Stafit të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ka dalë me një reagim ndaj Dibran Hoxhës, opinionist në “Pressing” të T7.

Mes tjerash në shkrimin e tij, Dalipi thotë se vëllai i tij që tregton energji, është licensuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë “në përputhje të plotë me ligjin.”

“E vërteta mbi licencat e energjisë: Insinuata që ndërlidhet me biznesin e vëllait tim është plotësisht e pabazë. Ai është licencuar para rreth një viti nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) në përputhje të plotë me ligjet në fuqi. Kjo licencë nuk përbën asnjë privilegj; ajo i jepet çdo operatori që plotëson kriteret ligjore, në një treg privat ku numri i licencave nuk është i kufizuar dhe ku konkurrenca e lirë ndihmon në çmime më të favorshme,” shkroi Dalipi në Facebook.