Emërimi i Kryeprokurorit të Shtetit, Molliqaj: Në krye u vendos një vartës servil, i dëgjueshëm ndaj Kurtit

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas dekretimit të Kryeprokurorit të Shtetit. Ai ka bërë me dije se me mërimini e Zejnullah Gashit në këtë pozitë nga Albulena Haxhiu pushteti e ka shtri dorën e ndikimit në kokën e Prokurorisë së Kosovës. Në profilin e tij në Facebook, Molliqaj ka shkruar se Gashi është…

Lajme

15/07/2026 08:49

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas dekretimit të Kryeprokurorit të Shtetit.

Ai ka bërë me dije se me mërimini e Zejnullah Gashit në këtë pozitë nga Albulena Haxhiu pushteti e ka shtri dorën e ndikimit në kokën e Prokurorisë së Kosovës.

Në profilin e tij në Facebook, Molliqaj ka shkruar se Gashi është një servil.

“Pushteti e shtriu dorën e ndikimit në kokën e Prokurorisë së Kosovës. E kjo iu mundësua sepse në krye të saj arriti të vendos një vartës servil, të dëgjueshëm ndaj Kurtit”, ka shkruar ai.