Osmani Presidente? Kurti: Fillimisht duhet të sigurohen votat – s’kemi qenë të përqendruar te emrat tash
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse Lëvizja Vetëvendosje do ta mbështesë kandidaten e LDK-së, Vjosa Osmani, për postin e presidentes së Kosovës. I pyetur nga gazetarët pas takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, nëse është i gatshëm t’ia japë Osmanit postin e presidentes apo nëse vazhdon të…
Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse Lëvizja Vetëvendosje do ta mbështesë kandidaten e LDK-së, Vjosa Osmani, për postin e presidentes së Kosovës.
I pyetur nga gazetarët pas takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, nëse është i gatshëm t’ia japë Osmanit postin e presidentes apo nëse vazhdon të insistojë në një kandidat konsensual, Kurti tha se prioritet mbetet sigurimi i mbështetjes së nevojshme në Kuvend, raporton lajmi.net
“Besojmë që fryma e germa e Kushtetutës është për President që është shprehje e unitetit të popullit dhe që në këtë kuptim duhet të jetë konsensual. Jemi të interesuar që ta kemi numrin maksimal të mundshëm të deputetëve që qëndrojnë në sallë. Sepse e keni parasysh, ne mund të zgjedhim ndonjë emër të përveçëm, e kishim së fundmi Glauk Konjufcën, pastaj edhe doktoreshën Feride Rushiti, por numri 80, që është minimumi, është vështirë i arritshëm, prandaj përqendrimi ynë s’ka qenë tash te emrat e përveçëm për President, por për koncept e parime dhe vizionin përpara në njërën anë dhe në anën tjetër, a thua se çfarë duhet të bëjmë strategjikisht që ta maksimizojmë numrin e deputetëve që duhet të kalojnë ose së paku të jenë 2/3 kur të vijë dita e zgjedhjes së Presidentit”, u shpreh ai.
Vjosa Osmani kishte shprehur publikisht synimin për një mandat të dytë në krye të shtetit para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. Ajo garoi si kandidate e LDK-së për presidente, ndërsa në atë kohë nuk mori mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje./Lajmi.net/