Pas takimit të parë, Kurti: Do të vazhdojmë me takime të tjera

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i zhvilluar në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja. Pas përfundimit të takimit, Kurti tha se biseda është zhvilluar në një frymë konstruktive dhe se janë trajtuar një sërë temash që lidhen me zhvillimet politike dhe hapat…

Lajme

10/07/2026 20:46

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i zhvilluar në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja.

Pas përfundimit të takimit, Kurti tha se biseda është zhvilluar në një frymë konstruktive dhe se janë trajtuar një sërë temash që lidhen me zhvillimet politike dhe hapat e ardhshëm institucionalë.

“Ishte takimi i parë. I kemi edhe katër javë përpara për fillimin e seancës konstituive për të zgjedhur kryetarin apo kryetaren e Kuvendit, kryesinë e më pastaj edhe për qeverinë në mandat të ri dhe presidentin apo presidenten. Kemi diskutuar për të gjitha këto, por ende nuk kemi ndonjë konkluzion apo të arritur që do të mund ta ndanim me ju”.

Megjithëse nuk u arrit ndonjë marrëveshje konkrete, Kurti u shpreh optimist se dialogu do të vazhdojë edhe në javët në vijim.

“Jam optimist për rrugën përpara, jam me shpresë që racionaliteti që po mbizotëron do të vazhdon të ekzistojë në këto takime, prandaj edhe po e theksoj që është takimi i parë, meqë do të ketë edhe takime tjera”, tha Kurti./Lajmi.net/