Kurti para takimit me Abdixhikun: Jam optimist që t’i konstituojmë institucionet dhe t’i shmangim zgjedhjet e reja
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se mbetet optimist se institucionet e reja mund të konstituohen, duke shprehur shpresën për shmangien e zgjedhjeve të reja. Kurti i bëri këto komente para takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, takim i thirrur nga vetë Kurti, raporton lajmi.net “Ju e dini që unë jam…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se mbetet optimist se institucionet e reja mund të konstituohen, duke shprehur shpresën për shmangien e zgjedhjeve të reja.
Kurti i bëri këto komente para takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, takim i thirrur nga vetë Kurti, raporton lajmi.net
“Ju e dini që unë jam optimist, sepse e kam vullnetin e mirë që do të thotë t’i konstituojmë institucionet dhe, në këtë mënyrë, t’i evitojmë zgjedhjet e reja. Të fillojmë me qeverisje përsëri, mbarë e mirë. Kemi shumë projekte të nisura, disa përgjysmë dhe shumë të reja në pritje”, ka deklaruar Kurti para gazetarëve./Lajmi.net/