Altin Krasniqi viziton babanë e tij, Jakup Krasniqi, në Hagë: Presim epilogun e procesit me besim në të vërtetën
Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka vizituar sot babanë e tij në Hagë, pak javë para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi ka thënë se, pavarësisht kohëzgjatjes së procesit gjyqësor, qëndrimi dhe bindja e tij për luftën çlirimtare…
Lajme
Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka vizituar sot babanë e tij në Hagë, pak javë para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi ka thënë se, pavarësisht kohëzgjatjes së procesit gjyqësor, qëndrimi dhe bindja e tij për luftën çlirimtare mbeten të pandryshuara, transmeton lajmi.net.
Ai ka shkruar se pret epilogun e procesit me besim në të vërtetën.
“Sot isha për vizitë në Hagë. Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar. Pavarësisht gati 6 viteve të padrejtësisë, një gjë ka mbetur e pandryshuar: krenaria për luftën çlirimtare, për idealin e lirisë dhe për ata që nuk u përkulën as atëherë e nuk përkulen as sot. Me besim të palëkundur në të vërtetën dhe me kokën lart, presim epilogun e këtij procesi”, ka shkruar Altin Krasniqi.
Procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së është në fazën përfundimtare, ndërsa vendimi pritet të shpallet në javët në vijim./lajmi.net/