Arrestohen dy shtetas maqedonas në Durrës, të kërkuar nga INTERPOL-i

Policia e Shqipërisë ka finalizuar në Durrës operacionin ndërkombëtar të koduar “Fury”, duke arrestuar dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për një sërë veprash të rënda penale. Operacioni u zhvillua nga drejtoria e forcës së posaçme operacionale, në bashkëpunim me drejtorinë vendore…

Lajme

10/07/2026 13:13

Policia e Shqipërisë ka finalizuar në Durrës operacionin ndërkombëtar të koduar “Fury”, duke arrestuar dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për një sërë veprash të rënda penale.

Operacioni u zhvillua nga drejtoria e forcës së posaçme operacionale, në bashkëpunim me drejtorinë vendore të policisë Durrës, partnerët amerikanë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS) në ambasadat e SHBA-së në Tiranë dhe Shkup, si edhe autoritetet ligjzbatuese të Maqedonisë së Veriut, transmeton Klankosova.tv.

Në pranga kanë rënë M. XH., 26 vjeç, i lindur në Shkup, dhe S. N., 34 vjeç, i lindur në Norvegji.

Sipas policisë, për të dy kishte urdhra arresti ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i për akuza që lidhen me vrasjen, plagosjen, armëmbajtjen pa leje dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të një organizate kriminale në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë arrestimit, autoritetet u gjetën dy të dyshuarve dokumente identifikimi që dyshohet se ishin të falsifikuara dhe që, sipas hetimeve paraprake, janë përdorur për t’u larguar nga Maqedonia e Veriut dhe për t’iu shmangur drejtësisë.

Më poshtë gjeni videon gjatë arrestimit: