Kurti flet me shifra për zgjedhjen e presidentit: 93 deputetë janë mëse të mjaftueshëm
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhja e presidentit të Kosovës nuk mund të jetë përgjegjësi vetëm e partisë fituese të zgjedhjeve, duke theksuar se ky proces kërkon bashkëpunim politik dhe një figurë që gëzon mbështetje më të gjerë. Sipas tij, ndryshe nga formimi i qeverisë, për të cilin përgjegjësia i takon…
Lajme
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhja e presidentit të Kosovës nuk mund të jetë përgjegjësi vetëm e partisë fituese të zgjedhjeve, duke theksuar se ky proces kërkon bashkëpunim politik dhe një figurë që gëzon mbështetje më të gjerë.
Sipas tij, ndryshe nga formimi i qeverisë, për të cilin përgjegjësia i takon fituesit të zgjedhjeve, zgjedhja e kreut të shtetit është paraparë të bëhet përmes konsensusit ndërmjet forcave politike, transmeton lajmi.net.
“Nëse unë si fitues i zgjedhjeve, si kryetar i Vetëvendosjes, kam përgjegjësinë për formimin e Qeverisë, zgjedhja e presidentit nuk është përgjegjësi vetëm e partisë fituese. Zgjedhja e presidentit është menduar që të ndodhë me një bashkëpunim me të tjerët. Andaj edhe ne pikënisje do ta kishim një figurë konsensuale. Pra, dikush që s’është i asnjë partie politike, dikush që është përtej polemikave të skenës aktuale”.
“Ne kemi numrin e mjaftueshëm të deputetëve që të konstituojmë të gjitha institucionet e legjislaturës së 11-të.Për dy raundet e para për shkak të një aktgjykimi të Kushtetueses së 2011 duhet pasur 80 deputetë në sallë për të zgjedhur presidentin e ri, ndonëse në raundin e tretë s’kërkohet një gjë e tillë.Për bindjen time ky numri 93 është mëse i mjaftueshëm, ndërsa në anën tjetër e dini se nuk është aspak e sigurtë nëse konsiderojmë që numri prej 80 apo 81 garanton kuorumin e nevojshëm. Siç e kemi thënë më herët se është e nevojshme për 84 apo 85 për të qenë të sigurtë për rrugën përpara”,tha Kurti.
Kurti shtoi se një profil i tillë i presidentit është në përputhje me frymën e Kushtetutës së Kosovës.
Qëndrimi i tij nuk është i ri. Edhe para zgjedhjeve të fundit, Kurti kishte shprehur të njëjtën qasje, duke propozuar humanisten Feride Rushiti si një figurë konsensuale për postin e presidentes së vendit./lajmi.net/