Abdixhiku pranon ftesën e Kurtit për takim: Do të ishte çmenduri politike nëse Kosova shkon sërish në zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka pranuar ftesën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, për një takim që lidhet me procesin e konstituimit të institucioneve të reja. Pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, Abdixhiku tha se partia do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese, ndërsa…

Lajme

09/07/2026 18:53

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka pranuar ftesën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, për një takim që lidhet me procesin e konstituimit të institucioneve të reja.

Pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, Abdixhiku tha se partia do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese, ndërsa detajet për kohën e takimit do të koordinohen nga ekipet e të dyja palëve, raporton lajmi.net

“Unë sot kam marrë një letër për takim me kryetarin e LVV Albin Kurtin në formatin 1+1, këtë herë do të takohemi 2 me 2, do t’i përgjigjem kësaj ftese, besoj kohën e takimit do të aranzhojnë ekipet tona. Do ta bëjë publike që ky është komunikimi i parë që kemi pasur deri më tani”.

Abdixhiku theksoi se LDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrimet e saj politike, por vlerësoi se vendi nuk duhet të shkojë drejt një procesi të ri zgjedhor.

“Do të ishte çmenduri poltike nëse Kosova sërish shkon në zgjedhje”, tha Abdixhiku./Lajmi.net/