Haxhiu për Vjosa Osmanin e Lumir Abdixhikun: Njerëz të dashuruar me vetveten

Analisti politik Baton Haxhiu ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke i akuzuar për dëmtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Haxhiu tha se të dy kanë kontribuar në dobësimin e partisë, duke përdorur një gjuhë të ashpër ndaj tyre. “Dy njerëz që në njëfarë mënyre e kanë prek fundin…

Lajme

08/07/2026 21:53

Analisti politik Baton Haxhiu ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke i akuzuar për dëmtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Haxhiu tha se të dy kanë kontribuar në dobësimin e partisë, duke përdorur një gjuhë të ashpër ndaj tyre.

“Dy njerëz që në njëfarë mënyre e kanë prek fundin e së keqes në LDK, e para duke e shkatërru LDK-në dhe ky i dyti me dije të munguar për të ndërtuar një LDK më të fortë. Të dy të dashuruar në vete dhe asnjëri i gatshëm ta shtrijë autoritetin te qytetari që mund t’ia jap votën”, deklaroi Haxhiu në T7.