Krasniqi: Interesi shtetëror kërkon koalicion dhe zgjidhje për formimin e institucioneve
Juristi, Kolë Krasniqi, ka vlerësuar se klima politike në vend karakterizohet nga mungesa e besimit mes partive, duke theksuar se rezultati i zgjedhjeve e bën të domosdoshëm një koalicion ose marrëveshje për formimin e institucioneve. Krasniqi, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, thotë se retorika e fundit e përfaqësuesve të partisë fituese dhe partive opozitare…
Lajme
Juristi, Kolë Krasniqi, ka vlerësuar se klima politike në vend karakterizohet nga mungesa e besimit mes partive, duke theksuar se rezultati i zgjedhjeve e bën të domosdoshëm një koalicion ose marrëveshje për formimin e institucioneve.
Krasniqi, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, thotë se retorika e fundit e përfaqësuesve të partisë fituese dhe partive opozitare tregon një nivel të lartë mosbesimi, ndërsa qytetarët janë të zhgënjyer nga ngërçi politik pas zgjedhjeve.
Ai paralajmëroi se mosformimi i institucioneve sjell pasoja në shumë fusha, ndërsa theksoi se interesi i qytetarëve është që të gjendet sa më shpejt një zgjidhje.
“Në realitet në qoftë se e analizojmë retorikën e kohëve të fundit nga zyrtarët e partisë fituese por edhe të opozitës atëherë e shohim një dozë të mosbesimit mes tyre dhe një dozë të zhgënjimit të opinionit të përgjithshëm zgjedhore pasi përderisa është ky rezultat zgjedhor atëherë detyrimisht imponohet nevoja për një koalicion a marrëveshje për formimin e institucioneve – pasi që pasoja e mos formimit të institucioneve janë të gjithanshme. Interesi i përgjithshëm qytetarë është që detyrimisht të gjendet një zgjidhje pasi edhe qytetarët janë zhgënjyer nga dalja në zgjedhje dhe subjektet politike duhet të kenë parasysh këtë. Partitë politikë duhet ta kenë prioritet dhe parasysh interesin nacional dhe jo atë partiak e personal prandaj interesi institucional kërkon detyrimisht koalicion dhe zgjidhje, gjithmonë ka rrugëdalje pasi ka personalitete që janë të denjë dhe kanë prioritet interesin shtetëror në udhëheqje të shtetit”, u shpreh Krasniqi.