Merz: Samiti i NATO-s në Ankara pritet të japë mesazh bashkimin dhe fuqinë
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shprehur vetëbesim këtë të marte se samiti i NATO-së në Turqi do të pritet të jep mesazh ‘bashkimin dhe fuqinë’ në kohë të tensioneve dhe konflikteve globale. “Samiti i NATO-së në Ankara po ndodh në kohë trazirash, dhe në këto kohë ne na duhet pikërisht një NATO më e fortë…
Bota
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shprehur vetëbesim këtë të marte se samiti i NATO-së në Turqi do të pritet të jep mesazh ‘bashkimin dhe fuqinë’ në kohë të tensioneve dhe konflikteve globale.
“Samiti i NATO-së në Ankara po ndodh në kohë trazirash, dhe në këto kohë ne na duhet pikërisht një NATO më e fortë dhe e bashkuar, si garantuese e lirisë dhe sigurisë tonë,” tha Merz për gazetarët në aeroportin e Berlinit para se të nisej për ngjarjen në kryeqytetin turk, Ankaranë.
Merz tha se aleatët evropian janë të përgatitur për të “mbajtur mbi supe” më shumë përgjegjësi brenda aleancës duke e ngritur koston e mbrojtjes dhe forcuar kapacitetet ushtarake. Kjo rrjedh në forcimin e shtyllës evropiane në NATO.
Kancelari tha se ai ka mbajtur diskutime intensive në javët e fundit me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, liderë të tjerë evropianë dhe sekretarin gjeneral të NATO-së Mark Rutte për të ndihmuar në sigurimin e rezultateve pozitive nga samiti.
“Shpresoj që së bashku ne mund të arrijmë në krijimin e një ‘Fryme të Ankarasë’ në këtë samit,” tha Merz. “Ne jemi duke e ndërtuar një NATO evropiane në mënyrë që NATO të mbetet transatlantike. Ky duhet të jetë mesazhi që del nga ky samit.”
Ai shtoi se objektiva është të arrihet një kooperim transatlantik më i fortë si dhe një kapacitet mbrojtjeje evropiane dukshëm më e fortë.