Luis Enrique paralajmëron lojtarët e tij: “Duhet të dalim nga zona e rehatisë”

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka paralajmëruar lojtarët e tij se nuk mund të mbështeten te sukseset e sezonit të kaluar, duke kërkuar prej tyre të japin maksimumin në çdo ndeshje dhe stërvitje. PSG e nisi sezonin e ri në Ligue 1 me një barazim 2:2 ndaj Rennes, pasi ishte duke humbur 2:0 në…

Sport

24/08/2026 15:39

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka paralajmëruar lojtarët e tij se nuk mund të mbështeten te sukseset e sezonit të kaluar, duke kërkuar prej tyre të japin maksimumin në çdo ndeshje dhe stërvitje.

PSG e nisi sezonin e ri në Ligue 1 me një barazim 2:2 ndaj Rennes, pasi ishte duke humbur 2:0 në pjesën e parë.

Trajneri spanjoll zëvendësoi në pushim Ousmane Dembelen dhe Khvicha Kvaratskhelian, ndërsa Ferran Torres hyri në lojë dhe shënoi dy gola për t’i siguruar një pikë kampionëve të Francës.

“PSG nuk ka fituar asgjë, asgjë. Nëse mendon për atë që ke fituar, nuk do të fitosh asgjë. Nuk ka kredi. Duhet të tregosh çdo ditë, në çdo ndeshje dhe në çdo seancë stërvitore se je gati”, deklaroi Luis Enrique.

Ai theksoi se për të vazhduar të fitojë, skuadra duhet të sfidojë vazhdimisht veten.

“Për të vazhduar të fitosh, duhet të dalësh nga zona jote e rehatisë. A është e qartë?”, u shpreh trajneri i PSG-së.

Luis Enrique vlerësoi edhe Ferran Torresin, i cili pati një debutim fantastik me fanellën e parisienëve, duke shënuar dy herë pas inkuadrimit në pjesën e dytë.

“Shënoi dy gola dhe jam i lumtur me të gjithë lojtarët që hynë në një ndeshje shumë të vështirë. Ishte e komplikuar, por për mua është e rëndësishme të shoh se shumë lojtarë janë gati”, tha ai.

PSG synon të mbrojë titullin në Ligue 1 dhe të vazhdojë objektivin për suksese të mëdha në Evropë.

Megjithatë, Luis Enrique pranoi se skuadra ende duhet të përmirësohet, pavarësisht një merkatoje që ai e cilësoi shumë pozitive.