Deklarata skandaloze e Agim Bahtirit: SHBA-ja për interesin e vet e likuidon edhe kryetarin e shtetit
Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë një deklaratë skandaloze në DTV media, duke pretenduar se ShBA-të mund ta likuidojnë një lider politik. Duke folur për raportet e Kurtit me ShBA-në, ai tha se ShBA-ja është në gjendje me likuidu një Kryetar të Shtetit që shkon kundër interesave amerikane, e lëre më një Kryeministër. “Qysh…
Lajme
Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë një deklaratë skandaloze në DTV media, duke pretenduar se ShBA-të mund ta likuidojnë një lider politik.
Duke folur për raportet e Kurtit me ShBA-në, ai tha se ShBA-ja është në gjendje me likuidu një Kryetar të Shtetit që shkon kundër interesave amerikane, e lëre më një Kryeministër.
“Qysh mendoni ju, që me kanë dikush kundër Amerikës edhe mundet me kanë në qeveri? Asnjëherë. Kurrë. Asnjëherë. Ata janë në gjendje, kur është interesi amerikan edhe Kryetarin e shtetit me e likuidu. Siç edhe ka ndodh, ju e dini. E le më një Kryeministër…” – është shprehur Bahtiri.