Latifi kërkon rifillimin e punimeve në Parkun Industrial mbi Opterushë: Zhvillimi ekonomik nuk mund të mbahet peng

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kërkuar rifillimin urgjent të punimeve në Zonën Ekonomike – Parkun Industrial mbi Opterushë, duke e cilësuar projektin si jetik për zhvillimin ekonomik të komunës. Latifi tha se kërkesa e komunës është e qartë: të rifillojnë punimet në sipërfaqen prej 34.89 hektarësh të Parkut Industrial ose kompetencat për…

Lajme

07/07/2026 11:32

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kërkuar rifillimin urgjent të punimeve në Zonën Ekonomike – Parkun Industrial mbi Opterushë, duke e cilësuar projektin si jetik për zhvillimin ekonomik të komunës.

Latifi tha se kërkesa e komunës është e qartë: të rifillojnë punimet në sipërfaqen prej 34.89 hektarësh të Parkut Industrial ose kompetencat për realizimin e projektit t’i kalohen Komunës së Rahovecit, raporton lajmi.net

Sipas tij, bizneset lokale kanë nevojë për më shumë hapësirë dhe mbështetje për t’u zgjeruar, për të investuar dhe për të krijuar vende të reja pune.

Postimi i plotë:

Çfarë po ndodh me Zonën Ekonomike – Parkun Industrial mbi Opterushë?
Kërkesa jonë është e thjeshtë: Të rifillojnë punimet në 34.89 hektarët e Parkut Industrial, ose kompetencat për realizimin e projektit t’i kalohen Komunës së Rahovecit.
Ky park është jetik për zhvillimin ekonomik të komunës sonë. Bizneset e Rahovecit kanë nevojë për hapësirë dhe për mbështetje për t’u zgjeruar, për të investuar dhe për të krijuar vende të reja pune.
E përsërisim: urgjentisht, duam veprime konkrete, boll më me vonesa sepse zhvillimi ekonomik nuk mund të mbahet peng, pakufi./Lajmi.net/