Shuhet në moshën 37-vjeçare këngëtarja e njohur
Këngëtarja britanike Lauren Bennett, një nga zërat kryesorë në hitin “Party Rock Anthem” të grupit LMFAO nga viti 2011, ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare. Lajmi u bë i ditur të hënën përmes një postimi në Instagram nga ish-grupi i saj muzikor, G.R.L. “Me një pikëllim të thellë ndajmë lajmin për ndarjen nga jeta të…
ShowBiz
Këngëtarja britanike Lauren Bennett, një nga zërat kryesorë në hitin “Party Rock Anthem” të grupit LMFAO nga viti 2011, ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare.
Lajmi u bë i ditur të hënën përmes një postimi në Instagram nga ish-grupi i saj muzikor, G.R.L.
“Me një pikëllim të thellë ndajmë lajmin për ndarjen nga jeta të Lauren-it tonë të dashur. Zemrat tona janë thyer dhe është e pamundur të përshkruajmë me fjalë sa shumë do të thoshte ajo për ne”, thuhet në deklaratë.
Në njoftim nuk u bë i ditur shkaku i vdekjes, ndërsa përfaqësuesit e Bennett-it nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së BBC-së për koment.