“Këta kolegë këtu kanë kredita, nuk kanë bukë me hangër” – Drejtori njofton për mbylljen e qumështores “Vita”, punëtorët në lot

Drejtori i qumështores “Vita” në Istog, Artan Spahija, ka reaguar ashpër pas vendimit të kompanisë për mbylljen e aktivitetit, duke e lidhur këtë me inspektimet e kryera nga Ministria e Bujqësisë. Në një adresim para punëtorëve, Spahija akuzoi pushtetin se po favorizon importin e qumështit nga Serbia në vend të prodhuesve vendorë, transmeton lajmi.net. Gjatë…

Lajme

02/07/2026 19:12

Drejtori i qumështores “Vita” në Istog, Artan Spahija, ka reaguar ashpër pas vendimit të kompanisë për mbylljen e aktivitetit, duke e lidhur këtë me inspektimet e kryera nga Ministria e Bujqësisë.

Në një adresim para punëtorëve, Spahija akuzoi pushtetin se po favorizon importin e qumështit nga Serbia në vend të prodhuesve vendorë, transmeton lajmi.net.

Gjatë fjalimin të tij para media, punëtorët u panë në lot, pasi morën vendimin për mbylljen e fabrikës.

“Ministri i cili më shumë e do Serbinë, më shumë sesa neve. Do më shumë me hy qumështi prej Serbisë, në Maqedoni e me u fut në Kosovë, sesa qumështi i ‘Vitës’. Ne nuk jemi kriminela, ne kemi me shku faqebardhë, edhe na nuk kemi me u dorëzu, këta munden me kry procedurën e vet, por ne juve nuk ju lëjmë”, tha Spahija./Lajmi.net/

VIDEO