FFK shpall hapjen për aplikim në akademinë e referimit
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht hapjen e thirrjes për aplikim për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë t’i bashkohen gjeneratës së re të referëve përmes Akademisë së Referimit. Ky hap cilësohet si një mundësi e shkëlqyer për të nisur një karrierë profesionale, me synimin për të avancuar nga fushat e futbollit vendor…
Sport
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht hapjen e thirrjes për aplikim për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë t’i bashkohen gjeneratës së re të referëve përmes Akademisë së Referimit.
Ky hap cilësohet si një mundësi e shkëlqyer për të nisur një karrierë profesionale, me synimin për të avancuar nga fushat e futbollit vendor e deri në arenat më të mëdha evropiane dhe botërore.
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të shkarkojnë dhe të plotësojnë formularin e aplikimit, i cili gjendet në uebfaqen zyrtare të FFK-së, dhe ta dërgojnë atë së bashku me dokumentet e kërkuara në adresën elektronike: [email protected].

Afati për dorëzimin e aplikimeve fillon sot dhe do të jetë i hapur nga 1 deri më 15 korrik.