LVV në Prishtinë kundërshton rritjen e çmimit të biletës së autobusit, kërkon tërheqjen e vendimit
Lëvizja Vetëvendosje, dega në Prishtinë, ka reaguar ndaj vendimit për rritjen e çmimit të biletës së transportit urban në kryeqytet, duke e cilësuar atë si pasojë të, sipas saj, dështimeve të qeverisjes së përbashkët të PDK-së dhe LDK-së në Komunën e Prishtinës. Në një komunikatë të publikuar të martën, LVV vlerëson se pas pesë vitesh…
Lajme
Lëvizja Vetëvendosje, dega në Prishtinë, ka reaguar ndaj vendimit për rritjen e çmimit të biletës së transportit urban në kryeqytet, duke e cilësuar atë si pasojë të, sipas saj, dështimeve të qeverisjes së përbashkët të PDK-së dhe LDK-së në Komunën e Prishtinës.
Në një komunikatë të publikuar të martën, LVV vlerëson se pas pesë vitesh qeverisje nuk ka pasur investime të mjaftueshme në transportin publik, duke përmendur mungesën e autobusëve të rinj, përmirësimit të kushteve për udhëtarët dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve, transmeton lajmi.net.
Sipas këtij subjekti politik, premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore për zgjidhjen e problemeve në transportin publik nuk janë realizuar. Në komunikatë përmendet edhe premtimi për transport publik falas, duke u theksuar se qytetarët tashmë përballen me një biletë më të shtrenjtë.
LVV po ashtu thekson se Komuna e Prishtinës ka ndarë mbi 8 milionë euro për transportin publik në buxhetin e vitit 2026, duke argumentuar se, përkundër këtij financimi, është vendosur rritja e çmimit të biletës.
Sipas komunikatës, vendimi është marrë pa analiza të mjaftueshme dhe pa një vizion të qartë për zhvillimin e transportit publik. Për këtë arsye, Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon nga ekzekutivi i Kryeqytetit që ta tërheqë menjëherë vendimin për shtrenjtimin e biletës.
Partia opozitare vlerëson se Prishtina ka nevojë për më shumë autobusë, shërbime më cilësore dhe një sistem më efikas të transportit publik, duke shtuar se qytetarët presin një qeverisje që i përmbush premtimet e dhëna.
Komunikata e plotë: