Behrami i ashpër me Qeverinë: Kosova është i vetmi shtet në Evropë pa ambasador fuqiplotë të SHBA-së, sinjal i “kartonit të verdhë” nga Amerika

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka deklaruar se Kosova është i vetmi shtet në Evropë ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë planifikuar dërgimin e një ambasadori fuqiplotë. Në një postim në rrjetet sociale, Behrami tha se funksionimi i ambasadës amerikane me ushtrues detyre të ambasadorit ndodh zakonisht në shtete ku, sipas…

Lajme

01/07/2026 11:00

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka deklaruar se Kosova është i vetmi shtet në Evropë ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë planifikuar dërgimin e një ambasadori fuqiplotë.

Në një postim në rrjetet sociale, Behrami tha se funksionimi i ambasadës amerikane me ushtrues detyre të ambasadorit ndodh zakonisht në shtete ku, sipas tij, niveli i bashkëpunimit diplomatik është i ulët.

Ai shtoi se pjesëmarrja e udhëheqësve të Kosovës në ngjarje të organizuara nga SHBA-ja nuk është tregues i marrëdhënieve dypalëshe, duke e krahasuar situatën me një “karton të verdhë” nga Amerika ndaj Kosovës.