Mësohet shkaku i vdekjes së aktores së famshme
Aktorja amerikane, Daveigh Chase, e njohur për rolin e saj në filmin horror “The Ring”, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare në Los Angeles. Sipas raportit të zyrës së mjekut ligjor, shkaku kryesor i vdekjes së saj është AIDS, ndërsa si faktor dytësor është përmendur përdorimi i zgjatur i disa substancave narkotike. Ajo është gjetur…
ShowBiz
Aktorja amerikane, Daveigh Chase, e njohur për rolin e saj në filmin horror “The Ring”, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare në Los Angeles.
Sipas raportit të zyrës së mjekut ligjor, shkaku kryesor i vdekjes së saj është AIDS, ndërsa si faktor dytësor është përmendur përdorimi i zgjatur i disa substancave narkotike.
Ajo është gjetur pa shenja jete më 17 qershor në një zonë të Los Angelesit.

Mediat raportojnë se Chase kishte vite të tëra përballje me varësinë nga droga dhe probleme serioze në jetën personale, duke përfshirë edhe periudha të gjata të jetesës si e pastrehë që nga adoleshenca.
Sipas burimeve pranë saj, gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm javët e fundit para vdekjes.
Ajo ishte shtruar në spital për shkak të kequshqyerjes së rëndë dhe infeksioneve të ndryshme, përfshirë meningjitin bakterial dhe infeksione të rënda në gjak.
Gjatë qëndrimit në spital, mjekët i kishin diagnostikuar edhe AIDS, duke i bërë të ditur se gjendja e saj ishte në një fazë shumë të avancuar dhe me prognozë të rëndë.
Ndërkohë, njerëz pranë saj, përfshirë ish-menaxherë dhe familjarë, kanë deklaruar se kanë tentuar ta gjejnë dhe ta ndihmojnë për muaj të tërë para se të mësonin për gjendjen e saj, por për shkak të rrethanave të vështira dhe humbjes së kontaktit, përpjekjet nuk kanë arritur të kenë rezultat.