Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e policit në Vërmicë, iu bën thirrje shoferëve për kujdes dhe përgjegjësi maksimale
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, ka reaguar pasi ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të policit Rexhep Gashi, që ka humbur jetën tragjikisht .gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë. Ai i ka shprehur ngushëllime familjes Gashi, kolegëve të të ndjerit dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë…
Lajme
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, ka reaguar pasi ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të policit Rexhep Gashi, që ka humbur jetën tragjikisht .gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë.
Ai i ka shprehur ngushëllime familjes Gashi, kolegëve të të ndjerit dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
“Në këto momente të rënda qëndrojmë pranë familjes për të ndarë dhimbjen e kësaj humbjeje të madhe, ndërsa u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion për kujdes dhe përgjegjësi maksimale, që të parandalohen tragjedi të tilla. Qoftë i përjetshëm kujtimi për zyrtarin policor Rexhep Gashi, i cili deri në çastet e fundit të jetës së tij i shërbeu me përkushtim Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Sveçla.
Gashi është goditur sot nga vetura derisa po kalonte rrugën gjatë patrullimit në pikën kufitare në Vërmicë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: