Tifozja kroate Ivana Knoll surprizon publikun shqiptar, thotë “të dua” në shqip

Tifozja e njohur kroate dhe sensacioni i tribunave, Ivana Knoll, ishte e ftuar në një lidhje direkte për publikun shqiptar. Knoll u shfaq për disa minuta në emisionin sportiv “Kampionët e Botës” në TV Klan, ku tregoi se ky është Botërori i katërt që ajo ndjek. Ajo u pyet për paraqitjen e Kroacisë dhe pritshmëritë…

ShowBiz

27/06/2026 11:04

Tifozja e njohur kroate dhe sensacioni i tribunave, Ivana Knoll, ishte e ftuar në një lidhje direkte për publikun shqiptar.

Knoll u shfaq për disa minuta në emisionin sportiv “Kampionët e Botës” në TV Klan, ku tregoi se ky është Botërori i katërt që ajo ndjek.

Ajo u pyet për paraqitjen e Kroacisë dhe pritshmëritë e saj për ndeshjen ndaj Ganës, duke shprehur bindjen se kombëtarja që mbështet do të dalë fituese.

“Mendoj se mund ta fitojmë ndeshjen ndaj Ganës”, u shpreh Knoll.

Në një moment, moderatorja Marina Vjollca i kërkoi të thoshte diçka në gjuhën shqipe.

“Si e thotë Ivana në shqip fjalën ‘të dua’?”, e pyeti moderatorja.

Tifozja kroate nuk hezitoi dhe e shqiptoi me buzëqeshje frazën “Të dua” në gjuhën shqipe, duke fituar duartrokitjet e publikut.

 

View this post on Instagram