Dega e LDK’së në Rahovec kërkon zgjedhje nga ‘‘nëndegët deri tek kryetari’’: Është e domosdoshme pas rezultatit të dobët zgjedhor

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Rahovec, ka kërkuar që kjo parti të hyjë në proces të përgjithshëm zgjedhor, ‘’nga nëndegët deri tek kryetari’’. Në reagim, thuhet edhe se, pritjet e kësaj dege dhe e aktivistëve kanë qenë për një rezultat më të mirë në zgjedhjet e 7 qershorit. ‘’ Duke pasur parasysh rezultatin…

Lajme

26/06/2026 23:55

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Rahovec, ka kërkuar që kjo parti të hyjë në proces të përgjithshëm zgjedhor, ‘’nga nëndegët deri tek kryetari’’.

Në reagim, thuhet edhe se, pritjet e kësaj dege dhe e aktivistëve kanë qenë për një rezultat më të mirë në zgjedhjet e 7 qershorit.

‘’ Duke pasur parasysh rezultatin zgjedhor të dobët në përgjithësi dhe në veçanti në Rahovec, Dega e LDK-së në Rahovec vlerëson si të domosdoshme mbajtjen e zgjedhjeve në të gjitha nivelet’’, thuhet mes tjerash në reagim.

Postimi:

NJOFTIM

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Rahovec, në mbledhjen e mbajtur më 26.06.2026, ndër të tjera e analizoi rezultatin zgjedhor në zgjedhjet e 7 qershorit 2026, si në Komunën e Rahovecit, ashtu edhe në nivel të Republikës së Kosovës.

Me unanimitet të anëtarëve prezentë të Kryesisë së Degës, vendos që duke marrë përgjegjësinë për këtë rezultat zgjedhor, Lidhja Demokratike e Kosovës duhet t’i hyjë procesit të përgjithshëm zgjedhor, nga nëndegët deri tek Kryetari i LDK-së.

Në zgjedhjet e 7 qershorit 2026, pritjet e Degës dhe aktivistëve ishin për një rezultat më të mirë të LDK-së. Duke pasur parasysh rezultatin zgjedhor të dobët në përgjithësi dhe në veçanti në Rahovec, Dega e LDK-së në Rahovec vlerëson si të domosdoshme mbajtjen e zgjedhjeve në të gjitha nivelet. Vetëm përmes këtij procesi të tillë gjithëpërfshirës, statutar dhe transparent do të garantohej një LDK e fortë.