Malaj takohet me Hargreaves: U pajtuam që krijimi i institucioneve të reja të Kosovës është nevojë urgjente
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Malaj përmes një postimi në “X”, ka dhënë detaje nga ky takim. “Biseduam me interes të veçantë për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për zhvillimet politike në Kosovë. Ndamë të njëjtin vlerësim mbi…
Lajme
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Malaj përmes një postimi në “X”, ka dhënë detaje nga ky takim.
“Biseduam me interes të veçantë për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për zhvillimet politike në Kosovë. Ndamë të njëjtin vlerësim mbi nevojën urgjente për krijimin e institucioneve të reja demokratike, në mënyrë që të vijojë avancimi i reformave të rëndësishme për prosperitetin e qytetarëve të Kosovës dhe për të ardhmen e rinisë së saj të talentuar, energjike dhe plot potencial”, ka shkruar Malaj.
Ai ka thënë se është kënaqësi që të shkëmbejnë mendime me miq e partnerë që mbështesin zhvillimin, stabilitetin dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
Një takim shumë i vlefshëm sot me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. 🇬🇧🇦🇱🇽🇰
Biseduam me interes të veçantë për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për zhvillimet politike në Kosovë. Ndamë të njëjtin… pic.twitter.com/NwT6oCkj9x
— Ambassador Petrit Malaj (@petritmalaj) June 24, 2026