Zgjatja e emergjencës për Ballkanin Perëndimor nga SHBA-të, Osmani: Minimi i Marrëveshjes së Ohrit është kërcenim për paqen
Ish-kryediplomati i RMV’së, Bujar Osmani ka shkruar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme për Ballkanin Perëndimor. Ai ka thënë se kjo rikonfirmon se minimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit mbetet një kërcënim për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon. “Në një kohë kur po dëshmojmë përpjekje për të…
Lajme
Ish-kryediplomati i RMV’së, Bujar Osmani ka shkruar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme për Ballkanin Perëndimor.
Ai ka thënë se kjo rikonfirmon se minimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit mbetet një kërcënim për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
“Në një kohë kur po dëshmojmë përpjekje për të zbehur frymën dhe dispozitat e Marrëveshjes së Ohrit, ky është një kujtesë e qartë: Marrëveshja Kornizë e Ohrit nuk është çështje e politikës së përditshme, por një gurthemeli i stabilitetit të Maqedonisë së Veriut dhe i së ardhmes së saj euroatlantike. Ohri nuk është e kaluara. Ohri është e ardhmja”, ka shtuar Osmani.
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur dje përmes një njoftimi se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendosur ta zgjasë për një vit emergjencën kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor.
Kjo emergjencë ishte shpallur për herë të parë me urdhër ekzekutiv më 2001, por sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, të publikuar në Regjistrin Federal më 24 qershor, ajo do të zgjatet edhe përtej 26 qershorit të këtij viti, shkaku i gjendjes në Ballkanin Perëndimor.
Në njoftimin thuhet se “veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkanin Perëndimor” dhe gjendja e tanishme në këtë rajon “paraqesin një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.
“Për këtë arsye… emergjenca kombëtare e shpallur me urdhër ekzekutiv lidhur me Ballkanin Perëndimor, duhet të vazhdojë përtej qershorit 2026”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
The U.S. decision to extend the national emergency for the Western Balkans reaffirms that undermining the Ohrid Framework Agreement remains a threat to peace, stability, and security in the region.
At a time when we witness attempts to erode the spirit and provisions of Ohrid,…
— Bujar Osmani (@Bujar_O) June 25, 2026