Haxhiu: Pas certifikimit të rezultateve, do të fillojmë diskutimet me partitë politike – Unë nuk do të jem kandidate për Presidente

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka folur para mediave në lidhje me diskutimet për çështjen e Presidentit. Ajo ka thënë se janë në pritje të certifikimit të rezultateve që të fillojnë diskutimet me partitë e tjera politike, shkruan lajmi.net. “Le të presim njëherë që të ndodhë certifikimi i rezultateve dhe pastaj…

Lajme

25/06/2026 11:34

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka folur para mediave në lidhje me diskutimet për çështjen e Presidentit.

Ajo ka thënë se janë në pritje të certifikimit të rezultateve që të fillojnë diskutimet me partitë e tjera politike, shkruan lajmi.net.

“Le të presim njëherë që të ndodhë certifikimi i rezultateve dhe pastaj pas certifikimit të rezultateve natyrisht që do të ketë takime me partitë politike dhe urojmë që ta gjejmë një konsensus në mënyrë që ta votojë Kuvendi i Republikës së Kosovës me mandat pesë vjeçar dhe të vazhdojnë punët dhe përgjegjësitë që i kemi para qytetarëve”, ka thënë ajo.

Ajo ka treguar edhe se cilët do të jenë hapat në vazhdim pas certifikimit të rezultateve.

“Le ta konstituojmë Kuvendin, le ta zgjedhim Qeverinë dhe menjëherë pra, pas konstituimit të Kuvendit, kryetari i ri i Kuvendit ose kryetarja kushdo që të jetë ai apo ajo do të ketë të drejtën kushtetuese ta mandatojë kandidatin për kryeministër të vendit”, ka shtuar Haxhiu.

Nëse do të jetë kandidate për Presidente, Haxhiu e ka mohuar këtë.

“Jo nuk do të jem kandidate për presidente”, ka thënë shkurt Haxhiu.

Kurse, sa i përket raportimeve të mediave që Kosova nuk është ftuar në Samitin e NATO-s, Haxhiu ka dhënë këtë përgjigje.

“Ende jemi duke marrë informacione për këtë, natyrisht ju lutem që të pyesni me shkrim institucionet kompetente dhe do të përgjigjen”, ka shtuar ajo. /Lajmi.net/