Qeveria miraton financimin e katër projekteve infrastrukturore në katër Komuna, Basha: Do të krijohen kushte më të mira për qytetarët

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha ka shkruar në lidhje me miratimin për financimin e katër projekteve infrastrukturore në katër komuna nga Qeveria e Kosovës. Ai ka thënë se me vendimin e sotëm, është mundësuar alokimi i mjeteve financiare për realizimin e katër projekteve infrastrukturore në komunat Mitrovicë, Fushë Kosovës, Graçanicë dhe Obiliq. “Në Komunën…

Lajme

24/06/2026 13:28

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha ka shkruar në lidhje me miratimin për financimin e katër projekteve infrastrukturore në katër komuna nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë se me vendimin e sotëm, është mundësuar alokimi i mjeteve financiare për realizimin e katër projekteve infrastrukturore në komunat Mitrovicë, Fushë Kosovës, Graçanicë dhe Obiliq.

“Në Komunën e Mitrovicës, me investim prej 500 mijë euro, do të realizohet asfaltimi i rrugëve në fshatrat Bajgorë, Rashan, Terstenë dhe Kutllovc i Vllahisë. Në Komunën e Fushë Kosovës, do të financohet rehabilitimi i segmentit të rrugës “Agron Rrahmani”, në kuadër të projektit të përbashkët me Komunën e Graçanicës. Në Komunën e Graçanicës, do të financohet rehabilitimi i rrugës Uglari, në kuadër të projektit të përbashkët me Komunën e Fushë Kosovës, me vlerë totale prej 200 mijë euro. Në Komunën e Obiliqit, me investim prej 450 mijë euro, do të realizohet rehabilitimi dhe zgjerimi i rrugës që lidh Plemetinin me Hamidin dhe Sibocin si dhe ndërtimi i sistemit të ndriçimit publik”, ka shkruar Basha.

Ai ka thënë se këto investime do të përmirësojnë infrastrukturën lokale, do të rrisin sigurinë në komunikacion dhe do të krijojnë kushte më të mira për qytetarët në këto komuna.

“Qeveria për komunat dhe për të gjithë qytetarët”, ka shtuar Basha. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: