Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj i jep mbështetje Lumir Abdixhikut
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka reaguar ndaj kërkesave publike për dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, duke i cilësuar ato si përpjekje për të maskuar mungesën e përgjegjësisë për rezultatet e dobëta në disa degë të partisë. Përmes një postimi publik, Azemi…
Lajme
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka reaguar ndaj kërkesave publike për dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, duke i cilësuar ato si përpjekje për të maskuar mungesën e përgjegjësisë për rezultatet e dobëta në disa degë të partisë.
Përmes një postimi publik, Azemi ka thënë se secili zyrtar partiak duhet fillimisht të japë llogari para anëtarësisë së vet dhe të reflektojë nëse ka bërë mjaftueshëm për ta forcuar LDK-në në zgjedhjet e fundit.
“Nuk është as koha e as mënyra që mungesa e përgjegjësisë për rezultatet e dobëta nëpër degë të maskohet me kërkesa publike për dorëheqjen e Kryetarit të Partisë. Secili duhet së pari ta bëjë llogarinë para anëtarësisë së vet dhe të pyesë veten nëse ka bërë mjaftueshëm për ta bërë LDK-në më të fortë në zgjedhjet e fundit”, ka shkruar Azemi.
Ky është postimi i plotë i tij:
Nuk është as koha e as mënyra që mungesa e përgjegjësisë për rezultatet e dobëta nëpër degë të maskohet me kërkesa publike për dorëheqjen e Kryetarit të Partisë. Secili duhet së pari ta bëjë llogarinë para anëtarësisë së vet dhe të pyesë veten nëse ka bërë mjaftueshëm për ta bërë LDK-në më të fortë në zgjedhjet e fundit.
Në këto zgjedhje, shumë njerëz punuan me mish e me shpirt për rritjen e LDK-së. Prandaj është zhgënjyese kur, në vend të reflektimit dhe mirënjohjes ndaj këtij angazhimi, dikush zgjedh ta dëmtojë LDK-në nga brenda.
Unë i jap mbështetje të plotë Kryetarit Lumir Abdixhiku dhe procesit të bashkimit të madh të LDK-së. Jo sepse nuk duhet të ketë mendime ndryshe, por sepse vendimet e mëdha janë marrë, proceset demokratike janë kry dhe tani kemi detyrimin të ecim përpara.