Rrezarta Krasniqi kërkon dorëheqjen e Lumir Abdixhikut: Ka humbur tri palë zgjedhje me radhë

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të  Kosovës dhe nënkryetarja e degës së partisë në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas rezultatit zgjedhor. Duke komentuar zhvillimet e fundit brenda partisë, Krasniqi tha se Abdixhiku duhet të marrë përgjegjësi politike, pasi sipas saj LDK-ja ka humbur tri procese zgjedhore radhazi nën…

Lajme

23/06/2026 22:12

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të  Kosovës dhe nënkryetarja e degës së partisë në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas rezultatit zgjedhor.

Duke komentuar zhvillimet e fundit brenda partisë, Krasniqi tha se Abdixhiku duhet të marrë përgjegjësi politike, pasi sipas saj LDK-ja ka humbur tri procese zgjedhore radhazi nën drejtimin e tij.

“Duhet me u tërheq, sepse ka humbur tri palë zgjedhje me radhë. Kemi pritur një bashkim të madh të së djathtës dhe e pat që nuk patëm shumë sukses. Të gjithë ata njerëz i ka sjellë kryetari, i kemi dhënë të drejtën me i pru të gjithë ata njerëz dhe pastaj rezultati është humbje”, deklaroi Krasniqi.

Ajo theksoi se kërkesa e saj për dorëheqje nuk është qëndrim personal, por qëndrim politik si pjesë e strukturave të LDK-së në Vushtrri.

“Ai duhet me u dorëheq. Unë jam për dorëheqje dhe po flas si nënkryetare e LDK-së, dega në Vushtrri”, u shpreh ajo.