Gjini takohet me kandidatët për deputetë të 7 qershorit: Besimi i qytetarëve është përgjegjësi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka takuar ish-kandidatët për deputetë të zgjedhjeve të 7 qershorit. Ai i ka falenderuar të gjithë për angazhimin dhe entuziazmin që kanë treguar gjatë fushatës zgjedhore, shkruan lajmi.net. “Së bashku zhvilluam një diskutim përmbajtësor, duke analizuar procesin zgjedhor dhe rezultatin e arritur. Njëkohësisht, biseduam edhe për angazhimet që do t’i…

Lajme

23/06/2026 21:03

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka takuar ish-kandidatët për deputetë të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ai i ka falenderuar të gjithë për angazhimin dhe entuziazmin që kanë treguar gjatë fushatës zgjedhore, shkruan lajmi.net.

“Së bashku zhvilluam një diskutim përmbajtësor, duke analizuar procesin zgjedhor dhe rezultatin e arritur. Njëkohësisht, biseduam edhe për angazhimet që do t’i vazhdojmë së bashku në organizim të strukturave dhe fuqizimit të mëtejshëm të Aleancës. Aleanca garoi me një listë cilësore kandidatësh dhe me një program të vlerësuar nga qytetarët, duke shënuar rritje të votës së përgjithshme. Ky besim i qytetarëve është një përgjegjësi dhe një shtytje e fuqishme për të ecur përpara, me më shumë punë dhe përkushtim në shërbim të vendit”, ka shkruar Gjini. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: