Balla ndan video të Goxhajt duke lavdëruar Hezbollahun: Manipulator pro-iranian, flet pallavra të paguara nga Garda Islamike e Iranit

Kryetari i grupit parlamentar të PS’së në Shqipëri, Taulant Balla,  e ka cilësuar si ‘’manipulator pro-iranian’’ Dritan Goxhajn, duke thënë se ky i fundit, prej vitesh ‘’nxjerr nga goja tij pallavrat dhe ideologjitë që paguhen nga Garda Islamike e Iranit’’. Balla, ka thënë edhe se, nuk ka qenë rastësi, vetëshpallja e Goxhajt si zëdhënës i…

Lajme

23/06/2026 16:17

Kryetari i grupit parlamentar të PS’së në Shqipëri, Taulant Balla,  e ka cilësuar si ‘’manipulator pro-iranian’’ Dritan Goxhajn, duke thënë se ky i fundit, prej vitesh ‘’nxjerr nga goja tij pallavrat dhe ideologjitë që paguhen nga Garda Islamike e Iranit’’.

Balla, ka thënë edhe se, nuk ka qenë rastësi, vetëshpallja e Goxhajt si zëdhënës i protestës.

Postimi i Ballës:

Ka një tentativë për ta marrë në mbrojtje Dritan Goxhajn, këtë manipulator pro-iranian, me faktin se ka qenë apo s’ka qenë ca ditë në UÇK. Mos t’i ikim thelbit: Dritan Goxhaj nxjerr jo vetëm sot, dje, apo pardje, por prej vitesh nga goja e tij pallavrat dhe ideologjitë që paguhen nga Garda Islamike e Iranit. Në protestë nuk ishte rastësore vetëshpallja e tij, zëdhënësit të Iranit, zëdhënës i protestës. Mos i bëni njerëzit kaq budallenj! Dëgjojeni me vëmendje. A ka ky dallim me ato që thotë regjimi iranian?

‘Sa për UÇK, atë mos e përzieni në këtë çorbë shumë të pisët. Mos ia keqpërdorni as flamurin dhe as emrin. Kur ishte për të protestuar për komandantët e UÇK, nuk u dukët, as në Tiranë, as në Prishtine e as në Shkup. T’ia thotë dikush këtij Goxhajt se 60 ditë me 1600 marka gjermane/800 euro nuk të bëjnë patriot.