Protesta në Tiranë/ Një nënë raporton se fëmija i ka humbur në turmë

Një fëmijë i mitur është raportuar së ka humbur këtë të shtunë në protestë që po zhvillohet para Kryeministrisë. Një qytetare ka njoftuar se një fëmijë me emrin Sebastian ndodhet afër fonisë teksa u ka bërë thirrje prindërve të shkojnë dhe të bashkohen me të, raporton euronews. “Sebastiani është te fonia”, përsëriti qytetarja. Ende nuk…

Lajme

20/06/2026 19:57

Një fëmijë i mitur është raportuar së ka humbur këtë të shtunë në protestë që po zhvillohet para Kryeministrisë.

Një qytetare ka njoftuar se një fëmijë me emrin Sebastian ndodhet afër fonisë teksa u ka bërë thirrje prindërve të shkojnë dhe të bashkohen me të, raporton euronews.

“Sebastiani është te fonia”, përsëriti qytetarja.

Ende nuk dihet nëse fëmija është bashkuar me prindërit e tij teksa ky nuk është rasti i parë që fëmijet e mitur humbin mes turmës së madhe të qytetarëve.

Raste të tjera janë regjistruar në ditët e mëparshme të protestës.