Llalloshi reagon pasi në faqe joreale në rrjete sociale u tha se i ofroi vota Adelina Thaçit: Po njollosin imazhin tim dhe marrëdhënien mes nesh
Deputetja e zgjedhur e VV-së, Edona Llalloshi ka reaguar pasi në rrjete sociale është publikuar një fotografi, ku thuhet se Llalloshi i ka “ofruar vota” Adelina Thaçit të LDK-së që mbeti jashtë Kuvendit. Ajo për këtë ka thënë se është një shpifje e pastër, dhe sipas saj synon të njollosë imazhin e saj dhe marrëdhënien…
Lajme
Deputetja e zgjedhur e VV-së, Edona Llalloshi ka reaguar pasi në rrjete sociale është publikuar një fotografi, ku thuhet se Llalloshi i ka “ofruar vota” Adelina Thaçit të LDK-së që mbeti jashtë Kuvendit.
Ajo për këtë ka thënë se është një shpifje e pastër, dhe sipas saj synon të njollosë imazhin e saj dhe marrëdhënien mes tyre që ka thënë se është korrekte dhe miqësore.
“Përgjatë gjithë rrugëtimit tim, udhërrëfyes kam pasur gjithmonë respektin reciprok dhe etikën njerëzore e profesionale. Pavarësisht pozitave politike apo publike që mbajmë përkohësisht, qasja ime karshi secilës dhe secilit ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë pozitive, mbështetëse dhe e barabartë. Unë besoj fuqishëm se dinjiteti njerëzor dhe profesionalizmi qëndrojnë mbi çdo interes apo kalkulim të ditës, prandaj asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk kam përdorur dhe nuk do të përdorja gjuhë të papërshtatshme ndaj askujt”, ka shkruar Llalloshi në Facebook.
Ajo ka kërkuar nga faqja në Facebook që ka bërë këtë postim që ta tërheqin dhe t’i kërkojnë falje publike për dëmin e shkaktuar.
“Në të kundërt, ju njoftoj se do të ndërmarr të gjitha hapat ligjorë të paraparë me legjislacionin në fuqi, duke dorëzuar padi për shpifje dhe prishje të imazhit. Liria e shprehjes dhe e medias është e shenjtë, por ajo përfundon aty ku fillon shkelja e dinjitetit të tjetrit”, ka shkruar Llalloshi. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: