Gazetari dhe analisti politik, Ilir Mirena, ka komentuar rezultatet pas votimeve me postë dhe atyre në përfaqësitë diplomatike, duke kërkuar nga tri partitë opozitare: PDK, LDK dhe AAK të mos i pranojnë të njëjtat.
Mirena ka ngritur dyshime mbi manipulimet me të njëjtat.
Sipas tij, duhet të kërkohet rivotim me monitorim të rreptë të të gjithë procesit.
“PDK, LDK dhe AAK nuk duhet t’i pranojne votat me poste dhe ato te votimeve neper perfaqesi dilpomatike. Kush garanton qe ato vota nuk jane te vjedhuna? Kush garanton qe psh kompania qe i ka printu fletevotimet, e afert me Martin Berishen, nuk i kane printu nja 100 mije flete votime me teper? I kemi pa videot me ankesa te vete atyre qe votojne jashte Kosoves qe ankoheshin per sigurine e votes se tyre, zarfe pa vula, pa shirita te sigurise, etj., pra kush garanton qe fletevotime nuk jane prek a ndrru rruges? Duhet sqaruar kush i ka transportuar ato vota deri ne Kosove, nga kane kaluar, ku jane ndalur, e pyetje tjera…”, ka shkruar Mirena në postimin e tij në Facebook.