Angelina Jolie thotë se dëshiron të largohet nga Hollywoodi, por nuk mundet për shkak të parave

Aktorja e njohur hollywoodiane, Angelina Jolie, ka bërë disa deklarata të sinqerta për jetën dhe karrierën e saj, duke pranuar se ndihet e kufizuar në Hollywood dhe se do të dëshironte të largohej nga Los Angelesi, por nuk mund ta bëjë këtë për arsye financiare. Në një intervistë për Wall Street Journal Magazine, ylli i filmave…

ShowBiz

17/06/2026 10:47

Aktorja e njohur hollywoodiane, Angelina Jolie, ka bërë disa deklarata të sinqerta për jetën dhe karrierën e saj, duke pranuar se ndihet e kufizuar në Hollywood dhe se do të dëshironte të largohej nga Los Angelesi, por nuk mund ta bëjë këtë për arsye financiare.

Në një intervistë për Wall Street Journal Magazine, ylli i filmave të shumtë rrëfeu se, po t’i duhej ta niste sot karrierën nga e para, ndoshta nuk do të zgjidhte rrugën e aktrimit.

Jolie tha se, megjithëse do të dëshironte të hiqte dorë nga aktrimi, nuk e ka këtë mundësi nëse dëshiron të vazhdojë të jetojë sipas standardit të jetesës që ka ndërtuar ndër vite. Sipas saj, puna si aktore vazhdon të jetë burimi kryesor që i siguron të ardhurat e nevojshme për të mbështetur familjen dhe stilin e saj të jetës.

Aktorja fituese e çmimit Oscar foli gjithashtu për dëshirën e saj të madhe për t’u larguar nga Los Angelesi, të cilin e përshkroi si një vend “sipërfaqësor”. Ajo zbuloi se shpreson që në të ardhmen të kalojë më shumë kohë në shtëpinë e saj në Kamboxhia dhe një ditë të zhvendoset atje.

“Kjo lidhet me atë që ndodhi pas divorcit tim. E humba mundësinë për të jetuar dhe udhëtuar lirshëm”, u shpreh Jolie, duke iu referuar betejës së gjatë ligjore me ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt.