Bajqinovci kundër vendimit të Supremes për gradimet në Polici: Po u shkelen të drejtat mijëra zyrtarëve policorë
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka reaguar pasi Gjykata Supreme ka pezulluar procedurën e gradimit në Policinë e Kosovës, e cila ishte hapur më 28.05.2026 për gradën toger, dhe ka aprovuar kërkesën për masë të përkohshme të sigurimit. Ai ka thënë se ky vendim i gjykatës, rrezikon që të shkaktoj padrejtësi mijëra zyrtarëve policorë që…
Lajme
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka reaguar pasi Gjykata Supreme ka pezulluar procedurën e gradimit në Policinë e Kosovës, e cila ishte hapur më 28.05.2026 për gradën toger, dhe ka aprovuar kërkesën për masë të përkohshme të sigurimit.
Ai ka thënë se ky vendim i gjykatës, rrezikon që të shkaktoj padrejtësi mijëra zyrtarëve policorë që sipas tij për më shumë se 10 vjet kanë shërbyer me përkushtim dhe kanë pritur mundësinë e avancimit në karrierë.
“Është e papranueshme që një vendim i vetëm të përmbysë pritjet dhe të drejtat e policëve që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për rendin dhe sigurinë në vend. Mohimi i mundësisë për gradim dhe avancim për një periudhë kaq të gjatë përbën cenim serioz të parimit të barazisë dhe të të drejtave në punë”, ka thënë Bajqinovci.
Ai ka shkruar se policët meritojnë drejtësi, trajtim të barabartë dhe mundlsi reale për zhvillim profesional.
“Këto vendime prodhojnë pasoja, duke pasur parasysh interesin e përgjithshëm dhe të drejtat e të gjithë zyrtarëve policorë. Mbi 10 vjet pritje për avancim dhe në fund një vendim i gjykates i shkel të drejtat e zyrtarëve policor”, ka shtuar Maqedonci.
Padia në Gjykatën Supreme është bërë më 10.06.2026 nga V.Z., kundër Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit të Gjykatës Supreme, paditësja pretendon se “dispozitat e kontestuara cenojnë parimin e meritokracisë dhe trajtimit të barabartë në procesin e gradimit, pasi mundësojnë që zyrtarët policorë me së paku dhjetë (10) vite përvojë aktive në Policinë e Kosovës, të cilët nuk kanë përfituar gradim gjatë kësaj periudhe, t’i nënshtrohen një procedure të veçantë gradimi dhe të aplikojnë për fitimin e dy gradave më të larta njëherazi, pa iu nënshtruar kufizimeve që lidhen me kohëzgjatjen minimale të qëndrimit në gradën paraprake”.
Në njoftim thuhet se paditësja po ashtu ka pretenduar se “dispozitat e kontestuara mund të cenojnë strukturën hierarkike dhe zinxhirin komandues brenda Policisë së Kosovës, pasi u mundësojnë zyrtarëve policorë që nuk kanë ushtruar funksione mbikëqyrëse dhe udhëheqëse në gradën e Rreshterit të konkurrojnë drejtpërdrejt për gradën toger, në të njëjtën procedurë me zyrtarët që kanë kaluar proceset paraprake të gradimit dhe kanë fituar përvojën përkatëse në pozita mbikëqyrëse”.
Sipas pretendimeve të paditëses, kjo mund të ndikojë në funksionimin e sistemit të gradimit, disiplinës organizative dhe menaxhimit të personelit policor.
“Në vlerësimin paraprak të kërkesës, Gjykata arriti në përfundimin se ekziston rreziku real i shkaktimit të një dëmi të rëndë dhe të pakthyeshëm në rast të vazhdimit të zbatimit të dispozitave të kontestuara dhe procedurave të gradimit të bazuara në to. Gjykata vlerësoi gjithashtu se pezullimi i përkohshëm i zbatimit të këtyre dispozitave nuk cenon rëndë interesin publik, ndërsa është në përputhje me parimin e proporcionalitetit”- theksohet në njoftimin e Gjykatës Supreme të Kosovës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i Bajqinovcit: