Hapet aplikimi për ankesa për punëtorët që nuk iu dolën 100 eurot
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) bën të ditur se punëtorëve të cilëve u është refuzuar aplikimi për mbështetje në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0 kanë të drejtë të paraqesin ankesë. Sipas ATK-së, ankesa mund t’i drejtohet Komisionit të Ankesave në Ministrinë e Financave brenda afatit prej 30 ditësh nga data e pranimit…
Lajme
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) bën të ditur se punëtorëve të cilëve u është refuzuar aplikimi për mbështetje në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0 kanë të drejtë të paraqesin ankesë.
Sipas ATK-së, ankesa mund t’i drejtohet Komisionit të Ankesave në Ministrinë e Financave brenda afatit prej 30 ditësh nga data e pranimit të vendimit për refuzimin e aplikimit.
“Ankesa mund t’i drejtohet Komisionit të Ankesave në Ministrinë e Financave, brenda 30 ditëve nga data e pranimit të vendimit”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, është bërë e ditur se formulari për paraqitjen e ankesës mund të plotësohet përmes platformës elektronike për parashtrimin e ankesave.
ATK u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë afatin e përcaktuar dhe të ndjekin procedurat e parapara për ushtrimin e së drejtës së ankesës.
Dje, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se janë ekzekutuar pagesat nga 100 euro për përfituesit që kanë plotësuar kriteret për mbështetje të njëhershme për punëtorët e sektorit privat, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.