Fitorja e Mozës dhe përfundimi i Ferma VIP 3, reagon Arbana Osmani

Pas përfundimit të edicionit të tretë të Ferma VIP, vëmendja vazhdon të mbetet te fituesja e këtij sezoni, Mimoza Ahmeti, e cila arriti të rrëmbejë çmimin e madh pas 81 ditësh në garë. Në fokus është edhe reagimi i moderatores së spektaklit, Arbana Osmani, e cila ka ndarë një mesazh të gjatë dhe emocional në…

ShowBiz

16/06/2026 16:04

Pas përfundimit të edicionit të tretë të Ferma VIP, vëmendja vazhdon të mbetet te fituesja e këtij sezoni, Mimoza Ahmeti, e cila arriti të rrëmbejë çmimin e madh pas 81 ditësh në garë.

Në fokus është edhe reagimi i moderatores së spektaklit, Arbana Osmani, e cila ka ndarë një mesazh të gjatë dhe emocional në rrjete sociale, duke vlerësuar rrugëtimin e këtij edicioni dhe rolin e fitueses.

Postimi i saj ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjet, pasi ajo e përshkruan Mimozën si një figurë ndryshe në formatin televiziv, duke e cilësuar si një model të një gruaje të lirë dhe pa komplekse.

Postimi i plotë në Instagram:

“Ka qenë një pervojë sfiduese në shumë drejtime prezantimi i këtij programi, por pavarësisht vështirësive, jam shumë e lumtur që nga dita e parë publiku pëlqeu dhe përkrahu një model që nuk ishte shfaqur më parë ne një reality show;

Nje model, që kam dashur shumë të ishte aty, atë të një gruaje të lirë, e cila nuk ka frikë të shprehë mendimin e ndjesitë e saj dhe ka kurajon të dalë kundër çdo sistemi që i dikton si duhet të sillet.

Mimoza Ahmeti në 81 ditë solli nje filozofi jete dhe na bëri të kuptojmë se mund të jesh akoma më i pëlqyer kur në vend që të zgjedhesh të bësh diçka për t’ju pëlqyer të tjerëve, të kesh lirinë dhe pjekurinë që të zgjedhesh gjithmonë veten, e ta besh këtë pa frikë, pa komplekse dhe mbi të gjitha pa arrogancë.