Futbollistit ganez i ndalohet hyrja në Kanada, do të humbas ndeshjen e Kupës së Botës

Futbollistit ganez, Thomas Partey i është ndaluar hyrja në Kanada. 32 vjeçarit i është refuzuar viza nga qeveria kanadeze, që do të thotë se ai nuk mund të luaj në ndeshjen e parë të Ganës në Kupës së Botës, kundër Panamas, e cila zhvillohet me 18 qershor. Ky ndalim ka të bëj me faktin se…

Sport

12/06/2026 19:39

Futbollistit ganez, Thomas Partey i është ndaluar hyrja në Kanada.

32 vjeçarit i është refuzuar viza nga qeveria kanadeze, që do të thotë se ai nuk mund të luaj në ndeshjen e parë të Ganës në Kupës së Botës, kundër Panamas, e cila zhvillohet me 18 qershor.

Ky ndalim ka të bëj me faktin se Partey ka pesë akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual në korrik 2025 nga Policia Metropolitane.

Po ashtu atij iu shtuan edhe dy akuza të reja për përdhunim, edhe pse ish-futbollisti i Arsenalit i ka mohuar ato.

Edhe FIFA ka konfirmuar se shteti i Kanadas ia ka ndaluar hyrjen Thomas Partyt dhe nuk do të luaj ndaj Panamasë.

“FIFA mund të konfirmojë se lojtari Thomas Partey nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë nga kampi bazë i ekipit të Ganës në Boston të SHBA-së, për në Kanada për ndeshjen e tyre të parë kundër Panamasë të mërkurën, më 17 qershor. Kërkesa e tij për vizë është refuzuar nga qeveria kanadeze.”, thuhet në njoftim.