Qytetarët ia mbajnë mend deklaratat skandaloze Fatos Gecit, nga 20% të numëruara del se mori tepër pak vota

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare kishte siguruar një ulëse në Kuvend me 28.949 vota, deri më tani ka grumbulluar 1,421 vota, kur janë numëruar rreth 20 për qind e votave për kandidatët për deputetë. Sipas rezultateve aktuale me vota, Geci renditet i 85-ti në listën e VV-së,…

Lajme

09/06/2026 10:40

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare kishte siguruar një ulëse në Kuvend me 28.949 vota, deri më tani ka grumbulluar 1,421 vota, kur janë numëruar rreth 20 për qind e votave për kandidatët për deputetë.

Sipas rezultateve aktuale me vota, Geci renditet i 85-ti në listën e VV-së, duke mbetur pas disa kandidatëve të tjerë, përfshirë Viktor Buzhlën, i cili ka 1,475 vota, si dhe Sylejman Mehollin e Haki Huruglicën, raporton lajmi.net

Muaj më parë Geci bëri një deklaratë skandaloze në Kuvend kur e krahasoi ish-presidentin Hashim Thaçi me Naim Murselin dhe tha se ai duhet të përballet me të njëjtin fat.

“Sot dua të përshëndes vendimin e Gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit. Dhe ju që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat”, deklaroi Geci në Kuvendit.

ish-deputeti Geci i kishte reaguar edhe Gani Gecit, i cili pretendoi se fjalimi i mbajtur nga ai në Kuvend ishte shkruar nga një deputet tjetër i VV-së.

Përmes një postimi publik, Geci sqaroi se fjalimin e kishte përgatitur vetë, duke hedhur poshtë pretendimet se ai ishte shkruar nga dikush tjetër./Lajmi.net/