Kallas: Udhëheqësit politikë ta formojnë shpejtë Qeverinë – Progresi në dialogun me Serbinë është thelbësor për rrugën drejt BE-së
Shefja për politikë të jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka reaguar pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Ajo ka thënë se këto zgjedhje demokratike dhe gjithëpërfshirëse të Kosovës, e hapin një derë për të kthyer faqen pas më shumë se një viti bllokim politik. Kallas ka dhënë një këshillë për udhëheqësit e partive…
Lajme
Shefja për politikë të jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka reaguar pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.
Ajo ka thënë se këto zgjedhje demokratike dhe gjithëpërfshirëse të Kosovës, e hapin një derë për të kthyer faqen pas më shumë se një viti bllokim politik.
Kallas ka dhënë një këshillë për udhëheqësit e partive politike.
“Udhëheqësit politikë tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë. Progresi në dialogun Beograd-Prishtinë dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë mbeten thelbësore për avancimin në rrugën evropiane të Kosovës”, ka shkruar Kallas në “X”.
Postimi i plotë:
Kosovo’s democratic and inclusive election opens the door to turn the page after more than a year of political deadlock.
Political leaders now need to engage constructively to ensure the swift formation of government.
Progress in the Belgrade-Pristina Dialogue and the…
— Kaja Kallas (@kajakallas) June 8, 2026