Arifi: Derisa pushteti blente vota dhe ndërtonte narrativë se nuk e kalojmë pragun, Aleanca qëndroi – Tregimi jonë nuk ndalet këtu

Kandidati për deputet i AAK-së, Avni Arifi ka shkruar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të djeshme. Ai ka thënë se gara ishte e parabartë, pasi sipas tij pushteti blinte votën e qytetarëve të varfër, i mashtronte ata me hekurudha, fabrika armësh e mirëqenie utopike, stimulonte epidemi psikologjike për “Albin babën”, si dhe Arifi ka…

Lajme

08/06/2026 08:56

Kandidati për deputet i AAK-së, Avni Arifi ka shkruar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të djeshme.

Ai ka thënë se gara ishte e parabartë, pasi sipas tij pushteti blinte votën e qytetarëve të varfër, i mashtronte ata me hekurudha, fabrika armësh e mirëqenie utopike, stimulonte epidemi psikologjike për “Albin babën”, si dhe Arifi ka thënë ndërtonte narrativë se AAK-ja nuk e kalon pragun, por që ka thënë se Aleanca qëndroi.

“Vizioni i Ardian Gjinit jo vetëm që e bëri Aleancën të qëndrojë, por edhe të rritet. Ardiani dëshmoi se po vjen koha e tij dhe asgjë nuk mund ta ndalë më Aleancën. Edhe pse vetëm një muaj kryetar, ai arriti të ndërtonte ekip dhe, bashkë me Ramushin dhe kolegët e tjerë, i dhamë Kosovës idetë dhe projektet më të mira. Secili aleancist sot duhet të ndihet krenar. Ishte dhe është privilegj të jem bashkë me Ardianin, Ramushin dhe 108 kandidatët e tjerë në një ekip. Tregimi i Ardianit dhe i gjithë neve nuk ndalet këtu”, ka shkruar Arifi në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: