Sanohet rrëshqitja e dheut në Carralevë, Basha: Sot, kjo rrugë është plotësisht e qarkullueshme dhe ofron siguri për qytetarët

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha ka njoftuar se është sanuar rrëshqitja e dheut në Carralevë. Ai ka thënë se bashkë me kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliun ishin të pranishëm në përfundimin e punimeve për sanimin e rrëshqitjes së dheut në Carralevë. “Kjo rrëshqitje rrezikonte të dëmtonte tërësisht trupin e rrugës dhe…

Lajme

08/06/2026 11:16

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha ka njoftuar se është sanuar rrëshqitja e dheut në Carralevë.

Ai ka thënë se bashkë me kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliun ishin të pranishëm në përfundimin e punimeve për sanimin e rrëshqitjes së dheut në Carralevë.

“Kjo rrëshqitje rrezikonte të dëmtonte tërësisht trupin e rrugës dhe paraqiste rrezik serioz për qytetarët që e shfrytëzojnë këtë aks rrugor. Menjëherë pas marrjes së detyrës, në koordinim me administratën, kemi vepruar me prioritet të lartë, duke përshpejtuar procedurat dhe realizuar sanimin e dëmit në kohë rekord. Sot, kjo rrugë është plotësisht e qarkullueshme dhe ofron siguri të plotë për të gjithë qytetarët. Vazhdojmë me punë të mira e të mbara”, ka shkruar Basha. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: