Gjini falenderon të gjithë ata që i votuan: Gara ishte në një teren jo fer politikë, por qytetari e kuptoi ku jemi – E vlerësojmë rritjen tonë

Kandidati për kryetar i Aleancës, Ardian Gjini ka falenderuar të gjithë qytetarët që kanë votuar sot dhe sidomos ata që kanë votuar për Aleancën. Ai ka thënë se asnjëherë nuk do të pendohen qytetarët për votën e tyre, shkruan lajmi.net. “Për ne kjo është një nisje e jashtëzakonshme dhe të gjithë ata që i kanë…

Lajme

07/06/2026 21:13

Kandidati për kryetar i Aleancës, Ardian Gjini ka falenderuar të gjithë qytetarët që kanë votuar sot dhe sidomos ata që kanë votuar për Aleancën.

Ai ka thënë se asnjëherë nuk do të pendohen qytetarët për votën e tyre, shkruan lajmi.net.

“Për ne kjo është një nisje e jashtëzakonshme dhe të gjithë ata që i kanë besu asaj që e kemi thënë, se besojnë në të ardhmen e Kosovës, në Kosovë që duhet të bëhet e mirë nuk do të pendohen kurë. Do të punojmë shumë që vota dhe vullneti i tyre të respektohet maksimalisht”, ka shtuar Gjini.

Ai ka thënë se kjo garë zgjedhore është mbajtur në një teren absolutisht jo fer politikë.

“Pavarësisht që kjo garë zgjedhore është mbajtur në një teren absolutisht jo fer politikë, që janë përdor të gjitha mjetet e mundshme për të rikthyer rezultatin, qytetari i Kosovës ka tregu që kupton ku jemi dhe e don vendin e vet.  Duhet të them që kjo që ne përfaqësojmë, patjetër që një ditë ka me fitu. Prej nesër mbetet të shihen rezultatet përfundimtare, edhe pse i dim gati.  Ne e respektojmë çdo votë për Aleancën, rritjen që e kemi pas këto zgjedhje dhe ju themi qytetarëve dujeni Kosovën”, ka thënë Gjini.

KQZ deri tani ka publikuar rezultatin e 89.11% të votave, ndërsa deri tani Aleanca ka marrë 7.35% të votave duke pësuar rritje rreth 2% nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. /Lajmi.net/